Menu
Join our feeds to automatically receive the latest headlines, news, and information formatted for your club's website or news reader.
Lajme Shqip » 20-vjeçari gjendet i vdekur në banesën ku jetonte me qira në Elbasan

20-vjeçari gjendet i vdekur në banesën ku jetonte me qira në Elbasan

20-vjeçari gjendet i vdekur në banesën ku jetonte me qira në Elbasan

Një 20-vjeçar është gjetur i pajetë në apartamentin ku jetonte me qira në një nga lagjet kryesore të Elbasanit.

Policia bënë me dije se 20-vjeçari u gjet i pajetë në banjën e apartamentit.

Dyshohet se aktin e vetëflijimit ta ketë kryer gjatë ditës së premte pasi nuk i ishte përgjigjur thirrjeve telefonike të pronarit të banesës i cili ka sinjalizuar edhe policinë.

 

“Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Visarjon Xhuvani”, është gjetur i pajetë në banesë, dyshohet i vetëvarur, shtetasi A. T., 20 vjeç.

20-vjeçari gjendet i vdekur në banesën ku jetonte me qira në Elbasan

 

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.”, njofton policia.

Mësohet se 19-vjeçari ndiqte shkollën profesionale dhe kishte planifikuar që gjatë sezonit turistik të verës të punonte si kuzhinier në një nga restorantet në bregdetin e Jugut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares