Menu
Join our feeds to automatically receive the latest headlines, news, and information formatted for your club's website or news reader.
Lajme Shqip » Aksident mes tre automjetesh në Gjirokastër, tre të plagosur

Aksident mes tre automjetesh në Gjirokastër, tre të plagosur

Aksident mes tre automjetesh në Gjirokastër, tre të plagosur

Një aksident serioz ka ndodhur në aksin “Gjirokastër-Kordhocë”, ku përplasja mes tre automjeteve ka shkaktuar plagosjen e tre personave.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:20, ku mjeti “Nissan i drejtuar nga 66-vjeçari J.D. banues në Gjirokastër është përplasur me një Ford ku ndodhej 37- vjeçari E.L. dhe furgonin e drejtuar nga 55-vjeçari N.B.

Drejtuesit e dy automjeteve janë lënduar lehtë, ndërkohë që një 60-vjeçare që ishte pasagjere brenda mjetit Nissan është transportuar në gjendje të rëndë në Spitalin Rajonal Gjirokastër.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares