Menu
Join our feeds to automatically receive the latest headlines, news, and information formatted for your club's website or news reader.
Lajme Shqip » Ambasadorja e BE-së në Tiranë: Samiti i nesërm, zhvillim epokal gjeopolitik!

Ambasadorja e BE-së në Tiranë: Samiti i nesërm, zhvillim epokal gjeopolitik!

Gjatë të gjithë paradites të kësaj të Hëne, ambasadorja e BE në Tiranë Christiane Hohmannm bashkë me stafin e saj, ka qëndruar në ambientet e stadiumit Arena Kombëtare, ku do të mbahet samiti i BE-s me Ballkanin Perëndimor.

E pyetur për pritshmëritë e këtij samiti nga gazetari Top Channel Muhamed Veliu, ambasadorja e BE në Tiranë Christiane Hohmann deklaroi:

“Mendoj se së pari është një mesazh shumë i rëndësishëm që Shtetet Anëtare të BE-së i japin vendeve të Ballkanit Perëndimor, por edhe të gjithëve që vijnë këtu. Për herë të parë ky samit zhvillohet jashtë Bashkimit Evropian. Është një vlerësim i rolit të Ballkanit Perëndimor edhe për Bashkimin Evropian, për stabilitetin tonë, dhe veçanërisht duke pasur parasysh situatën gjeopolitike në të cilën ndodhemi, është e rëndësishme të ritheksojmë se jemi së bashku ndaj sulmit të paligjshëm të Rusisë kundër Ukrainës. Ky është një mesazh shumë shumë i fortë që do të marrim nga ky samit”. -tha ambasadorja Christiane Hohmann.

Gazetari Top Channel Muhamed Veliu raporton se shtatë janë çështjet më thelbësore që do të diskutohen në samit, ku sikurse në samitet e shkuara të BE-s, kryefjalë mbetet konflikti në Ukrainë.

Udhëheqësit e BE-s në Tiranë do të diskutojnë edhe për pasojat negative të krizës energjitike në Ballkanin Perëndimor, sulmet kibernetike përfshi shqetësimin për shtimin e emigracionit të paligjshëm drejt vende të BE.

Në përfundim të samitit pritet të dilet me një deklaratë e cila do të njihet si “Deklara e Tiranës”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares