Ndeshja e çerekfinales midis Holandës dhe Argjentinës, e cila po luhet tani, është e vlefshme për fazat e tjera të botërorit Katar 2022.
Holandë – Argjentinë 2-2
111′ – Mrekulli e Holandës përtej kohës shtesë, Veghorst barazon rezultatin, Messi me shokë në stres, 2-2.
83′ – I sapofutur në fush, Wegorst shënonme kokë, ndizen shpresat e Holandës.
73′ – Një penallti e shkaktuar me naivitet nga Dumfiries i jep mundësi Messit të dyfishojë rezultatin, Holandës i duhet një mrekulli.
34′ – Zhbllokohet sfida e “Lusail Stadium”, Messi nxjerr përballë portierit me një asist perfekt Alvarezin, që nuk gabon, 0-1.
Holanda dhe Argjentina me më të mirët në fushën në përplasjen e dytë çerekfinale të Kupës së Botës, “Katar 2022”. Eksperti i “tulipanëve”, Louis van Gaal, besnik i rreshtimit 3-5-1-2, i beson në vijën e parë të sulmit dyshes Bergwijn – Gakpo. Nuk ndryshojnë repartet e tjera me Timber-Van Dijk-Ake në mbrojtje, ndërsa në mesfushën me pesë rreshtohen Dumfries e Blind, ndërsa në qendër De Jong, De Roon dhe Depay, me këtë të fundit pas dyshesh sulmuese.
Edhe formacioni i Argjentinës nuk pëson ndryshime nga ndeshja paraardhëse, me Messin pikë referimi në sulm.