Menu
Join our feeds to automatically receive the latest headlines, news, and information formatted for your club's website or news reader.
Lajme Shqip » “Fshinin” gjobat nga sistemi, në pranga një efektiv i Rrugores. Procedohet kolegia e tij

“Fshinin” gjobat nga sistemi, në pranga një efektiv i Rrugores. Procedohet kolegia e tij

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka vënë në pranga një efektiv policie ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Ata akuzohen për shpërdorim detyre dhe falsifikim kompjuterik. Në pranga është vënë efektivi Arion Bardhi, specialist pranë Policisë Rrugore, ndërsa në gjendje të lire është proceduar kolegia e tij Mirela Hoxha.

Sipas asaj që raporton gazetari Besar Bajraktaraj, dy kolegët akuzohen se kundrejt shumave të parave nga qytetarë të ndryshëm, kishin falsifikuar dhe kishin ndryshuar gjobat brenda sistemit të Policisë Rrugore. Duke patur akses në sistem, pasi siguronin paratë si ryshfet arrinin që gjobat e papaguara t’i kthenin në të paguara.

Në pranga gjithashtu është vënë dhe sekseri i dy efektivëve, Erion Brako. Ky i fundit u merrte paratë nga qytetarët me qëllim fshirjen e gjobave nga sistemi. Vlerat monetare i ndante me efektivët e Policisë Rrugore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares