Menu
Join our feeds to automatically receive the latest headlines, news, and information formatted for your club's website or news reader.
Lajme Shqip » Incidenti i paralajmëruar/ Berisha qëllohet me grusht nga një person mes turmës

Incidenti i paralajmëruar/ Berisha qëllohet me grusht nga një person mes turmës

 

Protesta e opozitës sapo kishte nisur këtë të martë, kur ndodhi incidenti i goditjes me grusht të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha. Ai ishte duke ecur nga selia e PD-së drejt bulevardit Dëshmorët e Kombit, i rrethuar nga politikanë dhe truproja të shumtë, kur një person i është afruar nga krahu i djathtë dhe e qëllon menjëherë në fytyrë me grusht.

Siç tregojnë pamjet, Berisha anohet nga forca goditëse në fytyrë dhe më pas bie mbrapsht, ndërsa personi i veshur me një bluzë të kuqe dhe blu, tërhiqet me dhunë nga turma.

Pamjet janë të rënda. I riu që më pas identifikohet si Gert Shehu, 31 vjeç nga Tepelena, tërhiqet zvarrë dhe masakrohet me shqelma dhe grushta nga turma. Shpëton falë ndërhyrjes së Erzen Breçanit dhe shoqërohet në komisariat.

Ndërsa Berisha shfaqet mes demokratëve i gjakosur në fytyrë. Nuk tërhiqet nga protesta, pavarësisht plagës hipën mbi podium dhe u bën thirrje demokratëve të vazhdojnë protestën.

“Uroj që prapa incidentit të sotëm të mos jesh ti. Më 12 Nëntor je shpallur armik. Uroj që mos jesh as ti as ndonjë nga levat e tu apo bastardet që ke. Për këtë që ka ndodhur sot do ti shkojmë deri në fund, por nuk është ky momenti” ishte mesazhi për Edi Ramën, i artikuluar nga Belind Këlliçi.

Ndërkohë, personi që goditi Berishën është shoqëruar në spitalin e Traumës. Nga raportimet e para të gazetarëve, mesohet se kur u pyet nga protestuesit se përse e goditi Berishën, ka nxjerrë disa fjalë të paqarta, se “ishte bindur për këtë gjë”.

Incidenti ka acaruar situatën, ndërsa ishte paralajmëruar më herët nga deputetë socialist të cilët gjithnjë kishin vënë në dyshim situatën e sigurisë në tubimin e demokratëve këtë të martë. Në nën tjetër, disa qindra metra më tej kërcehej vals. Edi Rama kishte organizuar një ambjent festiv për krerët e shteteve të Bashkimit Europian, të cilët qëndrojnë për disa orë në Tiranë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares