Menu
Join our feeds to automatically receive the latest headlines, news, and information formatted for your club's website or news reader.
Lajme Shqip » Jeta e Mariah Carey shfaqet në një libër

Jeta e Mariah Carey shfaqet në një libër

Shtëpia botuese shpreson që lexuesit të mësojnë më shumë për artisten

 

Jeta private por edhe profesionale e artistes Mariah Carey po shfaqet në një libër të ri.

Shtëpia botuese TidalWave Comics e ka shtuar këngëtaren në kategorinë e tyre “Female Force” e cila u dedikohet grave të cilat kanë shkëlqyer në fushat e tyre përkatëse.

Në 22 faqe libër fëmijëria por edhe ngritja e saj në karrierë e Carey-t ilustrohen me ngjyra të ndezura nga artisti Pablo Martinena.

Ndërsa shkrimtari Michael Frizell tha në një deklaratë se ishte i lumtur që ka shkruajtur për këngëtaren .

“Shpresoj që lexuesit të mësojnë diçka të re rreth saj.”-është shprehur ai.

Tre kopertina do të publikohen me imazhe që e identifikojnë atë me titullin e “Mbretëreshës së Krishtlindjeve”.

Ylli i muzikës është bërë sinonim i periudhës së festave që nga publikimi i këngës së saj të vitit 1994, All I Ëant for Christmas Is You.

Hiti i Careyt vazhdon të dëgjohet edhe pas gati 25 vitesh kudo në botë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares