Menu
Join our feeds to automatically receive the latest headlines, news, and information formatted for your club's website or news reader.
Lajme Shqip » Lëkundje të forta tërmeti në Shqipëri

Lëkundje të forta tërmeti në Shqipëri

Termeti

Lëkundje të forta tërmeti janë regjistruar mbrëmjen e së dielës në disa qytete të Shqipërisë.

Lëkundjet kanë zgjatur për disa sekonda, ndërsa epiqendra e tërmetit është regjistruar 14 kilometra në juglindje të Burrelit. Sipas Qendrës Europiane të Sizmologjisë, fillimisht, tërmeti është raportuar se ishte 5,24 rihter, ndërsa më pas është saktësuar në 4,7 rihter. Ndërkohë, lëkundja e dytë ka qenë me magnitudë 2,9 rihter.

Nuk ka ende të dhëna për persona të lënduar apo dëme materiale, ndërsa paniku ka mbërthyer banorët, kryesisht në zonat pranë epiqendrës aty ku lëkundjet janë ndjerë më të forta, të cilët kanë dalë nga banesat e tyre. /A2NEWS

termeti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares