Menu
Join our feeds to automatically receive the latest headlines, news, and information formatted for your club's website or news reader.
Lajme Shqip » Reshjet e dendura të borës, bllokohet Klos-Qafë Murrizë

Reshjet e dendura të borës, bllokohet Klos-Qafë Murrizë

Reshjet e dendura të borës, bllokohet Klos-Qafë Murrizë

Reshjet e dendura të borës që kanë rënë në orët e fundit e kanë bërë të pakalueshëm për mjetet aksin rrugor Klos-Qafë Murrizë.

Subjekti kontraktor që kontrollon këtë aks ndodhet në terren dhe po punon për pastrimin dhe hapjen e rrugës për qarkullimin e automjeteve.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që lëvizin në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas të ndjekin aksin e vjetër Klos-Burrel-Ulëz e anasjelltas dhe të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor.

Patrullat e Policisë Rrugore të DVP Dibër dhe Patrullat e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë kanë koordinuar veprimet në të dyja anët e by pass-it në Qafë Murrizë, duke marrë masa për të mos lejuar lëvizjen e automjeteve deri në pastrimin e rrugës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares